×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Albin Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron PUSHTET ABSOLUT

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 18:26

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, dikur sekretar i VV-së, tha se me veprimin e sotëm për ta shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit, kryeministri Kurti e ka shkarkuar vetën.


    Molliqaj tha se veprimi i Kurtit tregon edhe një dëshirë të Kurtit për protagonizëm. Bile thotë se ky veprim është vetëm një ngjarje për ta mbuluar prishjen e Kurtit me Amerikën dhe sanaksionet që tashmë kanë filluar. Sipas kryetarit të PSD-së, Kurti dëshiron pushtet aboslut ose asgjë.

    Ky është postimi i tij:

    Dëshira për protagonizëm absolut, po i sjell shkarkimin Albin Kurtit. Atë po e shkarkon sjellja kapriçioze dhe aspak serioze ndaj aleatit kryesor të Kosovës, SHBA-ve, që u premtoi fillimisht heqjen e taksës kurse tash po i refuzon vetëm sepse po dëshiron të jetë udhëheqësi i vetëm i krejt proceseve.

    Albin Kurti po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, po rrezikon marrëveshjen e mundshme përfundimtare që do të zgjidhte problemet tona me Serbinë, po rrezikon të ardhmen e Kosovës… vetëm për protagonizëm. Vetëm që të jetë udhëheqësi i vetëm dhe absolut që pyetet për Kosovën.

    Tash kur përmes ndërprerjes së investimeve 200 milionëshe nga SHBA, dhe pas kërkesës së fundit zyrtare të ambasadës amerikane për heqjen e taksës, e kuptoi qartë që i ka rrëzuar të gjitha urat e bashkëpunimit me aleatin tonë më të rëndësishëm, po bën taktikë politike se gjoja Agim Veliu na qenka problemi kryesor i qeverisë së tij.

    Asnjë qeveri nuk bie për shkak të një ministri. Sikur që nuk u prish koalicioni VV-LDK për shkak të një kryeparlamentari. Emrat e veçantë asnjëherë s’janë arsyet e rënieve të qeverive. Emrat e veçantë janë vetëm figura të një loje të madhe. Përveç kur emri i veçantë është Albin Kurti. Për këtë emër, ai prishë gjithçka tjetër.

    Albin Kurti po e rrëzon veten sepse dëshiron ose PUSHTET ABSOLUT dhe të jetë i VETMI që pyetet për Kosovën, ose asgjë. Të gjitha ose asgjë. Kjo është mendësia e Kurtit. Prandaj e kam thënë, dhe po e them sërish, ky njeri në pushtet përbën rrezik serioz për Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!