×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të shërbejë për kontroll e shantazh

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 20:22

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur rreth koncept dokumentit që Qeveria Kurti e ka miratuar e që synon konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Për Molliqajn ky koncept dokument tregon mendësinë totalitare dhe qëllimin për shantazh e kapje.


    “Aty e shesh mendësinë totalitare, por edhe qëllimet e shantazhit dhe të kapjes. E gjeni të shkruar në mënyrë eksplicite: “…për të monitoruar stilin e jetesës së zyrtarëve publik”. Kjo gjuhë është fryma dhe logjika e pushtetit në secilën fushë”, tha Molliqaj për Reporteri.net

    Tutje në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, Molliqaj tha me koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Kosova po rrezikon të krijojë mekanizëm paralel me prokurorinë, e cila do të shërbejë si shantazh e kontroll.

    “Kosova ka anashkaluar të gjitha modelet e vendeve të BE-së, por edhe të ShBA e Britanisë, për ta marrë si model Bullgarinë. Për një arsye të vetme: mundësia për arbitraritet që jep modeli bullgar. Në asnjë vend përveç Bullgarisë inicimi i procedures nuk është jashtë sistemit gjyqësor, përfshirë rastet e konfiskimit civil për të cilat s’duhet aktgjykimi dënues. Veç kësaj, secili vend konfiskimin civil e ka të ndërlidhur me hetimet e dyshimet e bazuara që pasuria që po konfiskohet është krijuara nga vepra penale. Kosova, duke e ndjekur Bullgarinë e ka shkëputur tërësisht këtë gjë. Ne po rrezikojmë të krijojmë mekanizëm paralel me prokurorinë i cili do të shërbejë si shantazh e kontrollë”, tha Molliqaj për Reporteri.net.

    Në intervistën për Reporteri.net Moliqaj ka folur edhe për opozitën parlamentare, marrëdhëniet e Kurtit me Edi Ramën e planet e PSD-së rreth zgjedhjeve lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!