×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Dialogu po na çon drejt formimit të Asociacionit, Kurti nuk shkoi në takim me Vuçiqin për arsye protokollare

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 20:09
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net” ka folur rreth mos shkuarjes së Kryeministrit Kurti në takimin e 11 majit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Molliqaj ka thënë se shtyrja e këtij takimi u bë për arsye protokollare.


    “Çështja është se deklarimi i tij nuk flet për refuzim. Arsyeja e deklaruar është protokollare dhe jo përmbajtësore. Lidhej disi me respekt personaliteti, por jo me përmbajtjen politike të domethënies së takimit me Vuçiqin në dialog”, tha Molliqaj për Reporteri.net.

    Molliqaj tha se para së të flitet për ekipin, duhet të diskutohet rreth dialogut.
    Sipas të parit të PSD-së procesi në të cilët do të futet Kosova çon drejt formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Ekipi i Unitetit nuk është i mundur më. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë kështu. Më parë sesa përbërja, kësaj shoqërie i duhet diskutim i hapur mbi dialogun. A është vazhdimi i gjendjes ekzistuese ajo që na duhet përball secilit kompromis eventual? A duhet të pranojë Kosova marrëveshje që përmban kompromis dhe nuk ka njohje formale?

    Shqetësimi im është se ne po futemi në një proces që po na çon drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe një forme të autonomisë, ndërkohë që njohja formale nga Serbia nuk duket në horizont.

    Në intervistën për Reporteri.net Moliqaj ka folur rreth qeverisjes së Kurtit, opozitës parlamentare, marrëdhëniet e Kurtit me Edi Ramën e planet e PSD-së rreth zgjedhjeve lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!