×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj kërkon nga partitë politike opozitare të qëndrojnë jashtë “mendësisë totalitare”

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 19:15
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar subjektet politike opozitare që do jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, për shprehje të gatishmërisë për kuorum subjektit politik Vetëvendosje, për formim kuorumi.


    Molliqaj, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka parë këtë lloj gatishmërie si “garë”, teksa e ka vlerësuar këtë si “shantazh që vjen nga rezultati i dobët”.

    Ai ka kërkuar nga partitë politike opozitare të qëndrojnë jashtë, siç e quan ai, “mendësisë totalitare”.

    Postimi i plotë i Molliqajt:

    Kundër shantazhit

    Partitë opozitare kanë filluar një garë negative. Kush e kush më parë t’ia bëj kuorumin Kurtit për formim institucionesh. Kështu ato do ta humbin veten edhe më tej.

    Konsensusi që emërues të përbashkët ka pushtetin e Kurtit është nënshtrim përballë shantazhit që ai e ka paralajmëruar qyshkur. Pranimi i shantazhit që vjen nga rezultati i dobët është rrugë e gabuar që nuk e këndell askënd. Më mirë parlament monist sesa lustër demokracie. Qëndrimi në sallë do ta përmbushte celebrimin e natyrës së pushtetit. Mendësia totalitare disiplinon. Po, përgjigjet opozita, ne i morëm mësimet. E kundërta duhet të ndodhë. Opozita dhe secili duhet të qëndrojë jashtë këtij universi.

    Po ashtu, përpjekjet për reforma nuk e arsyetojnë emrin nëse nuk zgjerohen në reflektime mbi shkaqet e humbjes dhe sidomos natyrën e pushtetit të cilit do t’i bëjnë opozitë. Në kushtet e fuqizimit të Partisë-Shtet, opozita është kusht për frymëmarrjen demokratike. Por, ajo mund të bëhet pengesë nëse nuk arrin të mbrojë e artikulojë të papërfaqësuarit, ata që për propagandën zyrtare nuk janë tamam popull. Opozita që nuk ndërton kauza nuk bënë dot projekt politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!