Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar sonte. Menjëherë pas kësaj ai në Pressing të T7 tha se ai ka qenë i marrë peng.
“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng”, tha Molliqaj.
“Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit, unë nuk jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit.
Molliqaj, në po të njëjtin televizion kishte për t’u paraqitur natën e së martës kur edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.