×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për qëndrimet e Shkëlzen Gashit: Kështu i leverdis Albin Kurtit

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 23:58

    Dardan Molliqaj kujton se për Kryeministrin në shkuarje Albin Kurti qëndrimet e këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi, që sonte tha se UCK-ja ka kryer krime, nuk janë të panjohura.


    Madje, sipas Molliqajt, që për vite të tëra ishte krahu i djathtë i Kurtit, qëndrimet e bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje i leverdisin Albin Kurtit, të tilla siç i tha sonte në një intervistë televizive.

    Ky është reagimi i tij:

    Është Albin Kurti

    Albin Kurti e ka njohur Shkëlzen Gashin, ia ka ditur këto qëndrime. Për sa kohë nuk jemi në gjendje ta kuptojmë VV-në ideologjikisht, thjesht do të flasim për njerëzit vërdallë Kurtit, pa kuptuar asgjë.

    Kur e konsideron veten kusht për historinë, s’ka të vërtetë përtej teje. Bëhesh i ftohtë në përdorimin e mjeteve dhe secila kauzë është e vlefshme aq sa të shërben. Ky është Albin Kurti, është instrumentalizimi i skajshëm që duhet kritikuar. Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë ”Hashim, shko në Hagë”, për krimet e UÇK-së për të cilat flet Dick Marty gjithmonë. Pse? Sepse ashtu i leverdis luftës së tij politike. Kur i leverdiste ndryshe, thoshte se nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së në Hagë.

    Haki Abazi, Shkelzen Gashi, Agim Bahtiri, Mimoza Kusari, Taulant Kryeziu…Çfarë kanë të përbashkët këta emra, me VV-në që e keni njohur? Asgjë. Por, këta emra nuk janë aksidente, në fakt janë tregues I instrumentalizimit të skajshëm. S’kanë rëndësi bindjet sepse Kurti nuk njeh subjekte. E rëndësishme është të shërbesh. Servilët këtë punë e bëjnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!