×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për shtëpinë e Kurtit: Pse nuk po publikohet kontrata?

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 22:20

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me ndërrimin e vendbanimit të kryeministrit Kurti.


    Molliqaj, tha se nëse familja e Kurtit jeton në Norvegji, përse i duhet atij një shtëpi kaq e madhe.

    Ai gjithashtu shtoi se Kurti ka kaluar tani në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës, e që kjo sipas tij ngrit shumë pyetje.

    Postimi i Molliqajt:

    ”NË POLITIKË DUHET TË VARFËROHEMI, E JO TË PASUROHEMI” – Kurti

    Pak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje.

    Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtu.

    Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje.

    Nëse paguan qera, si mbulohen shpenzimet? Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?

    Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!