Dardan Molliqaj nga PSD e sheh si rrezik për vendin zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, e cila është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për president të Kosovës.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate e sheh Osmanin si instrument të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Molliqaj ka deklaruar se Osmani është garanca që Kurti ta marrë pushtetin në dorë.
‘’Zgjedhja e Osmanit paraqet rrezik. Në moment që Kurti do ta ketë pushtetin në dorë, në Kosovë do të bëhet më keq. Dhe kjo garancë është Vjosa Osmani. Ajo ka sulmu KQZ-në. Ka bërë më shumë se vet Kurti, ka qenë instrument i tij më shumë’’, tha ai në Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.