×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e fundit të “Presidentit të Çamërisë” të cilit trupi ju pre copa-copa: Largimi i mistershëm me veturën sportive

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 12:51

    Dalin pamjet e fundit të 43-vjeçarit Festim Lato, vlonjatit i cili e quante veten President i Republikës së Çamërisë.


    Pamjet e publikuara në Youtube mbajnë datën 15 korrik 2019, dita e fundit që ai u pa i gjallë.

    Më tej në 19 korrik trupi i tij u gjet i futur në thasë i bërë copa, në një kanal në Amsterdam të Holandës.

    Pamjet e publikuara në një emision investigativ në Holandë, tregojnë Laton i cili ka zhvilluar një takim pune në një restorant me disa persona.

    Në takimin në fjalë ai shihet teksa e shoqërojnë me një makinë tip ‘Opel’ me ngjyrë të bardhë, nga një grua dhe tre burra.

    Kamerat e sigurisë kanë filmuar teksa Lato del për të takuar një nga shoqëruesit e tij, ndërsa më tej kthehet brenda.
    Pas takimit në restorant, ai largohet me makinën e tip ‘MGTF135’ të personit me të cilin ishte në restorant, me ngjyrë blu të errët dhe nga aty nuk ka më gjurmë.

    Trupi i pajetë i tij u gjet në Amsterdam Rijkanaal në një kanal, por pa shenja nga kostumi blu që mbante veshur, ndërsa autorët e krimit nuk dihen ende.

    Personi i cili e mori në makinë për të fundit herë është marrë në puyetje nga policia dhe po hetohet në gjendje të lirë.

    Latos nuk i është gjetur as ora Rolex që mbante veshur, një çantë kafe dhe çelësi që kishte brenda.

    Festim Lato ishte vëlla i një motre binjake, kishte një vëlla dhe ishte baba i tre fëmijëve.

    Viktima ishte etiketuar si mashtues, pasi kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash duke premtuar investime në Republikën e Çamërisë për të cilën ishte vetëshpallur President.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!