Takimi mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri bujë të madhe me 6 Janar 2020. Rivalët e kahmotshëm u takuan vetëm 5 minuta për të diskutuar cështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.
Në media dhe në publik u diskutua gati cdo detaj para, gjatë dhe pas takimit. Mediat e kishin të vështirë të kapnin detaje nga pak sekonda sa u lejuan të merrnin pjesë në takim.
Një moment i rrallë që na ka ikur të gjithëvë, por nuk i ka ikur fotoreporterit të njohur, Alban Bujari që punon për gazetën Koha Ditore, shkruan Reporteri.
Siç e vereni, Thaçi në tavolinë ka një dokument, me gjasë nene të Kushtetutës për formimin e Qeverisë, këtë nuk e dimë saktë, dhe gjersa e hap pak sekonda për ta shikuar, Kurti nga larg tenton të shikojë se cfarë ka në të./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.