Riparimi i rrethojës rreth një shkolle fillore në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës përfundoi tragjikisht, kur një ushtar amerikan aksidentalisht plagosi rëndë një djalë 5 vjeçar.
Fëmija u dërgua menjëherë në kampin Bondsteel, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, nga ku mjekët po përpiqeshin të shpëtonin jetën e tij, mirëpo një orë më vonë u dha lajmi për vdekjen e tij, shkruan Reporteri.net.
Sipas ushtrisë amerikane gjithçka ndodhi aksidentalisht.
Një dëshmitar tha se ushtari, emri i të cilit nuk u përmend, ishte duke luajtur pranë shkollës në fshatin Sllatinë, me rreth 30 fëmijë kur arma shkrepi tri herë, duke goditur fëmijën, Gentrit Rexhepin, në kraharor dhe në dorë.
Babai i djalit tha se është shumë i trishtuar se çfarë ka ndodhur, por ai beson se ishte një aksident tragjik. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.