×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni në MMPHI

    Momenti me VIDEO kur Naser Hafizi u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 18:29

    Prokuroria Speciale e ka konfirmuar arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    “Po mund ta konfirmoj arrestimin e tij”, ka thënë shkurt për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi-Hajdaraj.

    Hafizi është u arrestua sot në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit nga një udhëtim në Francë.

    Tashmë është publikuar edhe momenti i arrestimit të tij:

     

    Naser Hafizi dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

    Të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesën e tij.

    “I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!