Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit, në mesin e të cilave edhe gazeta online Reporteri.net.

KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve.

“Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. Edhe Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka vlerësuar se dokumentacioni i kërkuar është në rregull.

Reklamë

KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë.”

AGK fton PZAP-në ta rrëzojë vendimin e KQZ-së për mosakreditimin e gazetës Reporteri: Shumë i rrezikshëm për lirinë e medias