×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Shkel dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin

    Reporteri
    30 Shtator 2024 | 19:36

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Tahiri ka thënë se kjo është shkelje e dinjitetit të shumë familjeve që mezi arrijnë të ia dalin nga muaji në muaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari.”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!