×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mosmarrëveshje mes dy familjeve” – Policia jep detaje të reja për vrasjen në Gadime të Lipjanit

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 10:59

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e djeshme në Gadime të Lipjanit.


    Me anë të raportit 24-orësh, policia ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve.

    Në vendin e ngjarjes, siç ka bërë të ditur policia, është gjetur arma e cila është përdorur në rast, teksa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    “Është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy familjeve. Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!