Ditën e martë mbetet ende mot i ftohtë. Do të dominojnë më shumë vransirat, por nuk paraqiten kushte për të reshura. Në pjesë të vendit gjatë ditës mund të ketë intervale të shkurta me diell. Frynë erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja, 5-12m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -3C e -6C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës luhaten ndërmjet 2C e 5C.
Vransirat parashihet të shprëndahen nga dita e mërkurë, e ditëve vijuese do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell, por me ngrica orëve të mëngjesit. Minimalet zbresin deri në -9C e -10C, e maksimalet gradualisht në rritje nga 0C të mërkurën deri në 4C e 6C në fundjavë.
Erërat më të theksuara në ditët e ardhshme do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbërt. Me qetësimin e erërave orëve të mbrëmjes, indeksi mund të kaloj në vlera të dobëta të mërkurën e enjtën mbrëma, njofton Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.