Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbretërojë ditën e enjten. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull, derisa kalojnë edhe vransira, që aty këtu nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 23C e 25C. Frynë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s, me hove mbi 15m/s në pjesë të Dukagjinit, njofton Prishtina Weather.
Ditën e premtë paraqiten kushte për të reshura shiu, që nga orët e mëngjesit, e vazhdojnë kohëpaskohe si rrebeshe gjatë pasdites, mirëpo nuk do të mungojnë as intervale me diell. Riga shiu lokalisht mund të vazhdojnë të bien mëngjesin e së shtunës, ndërkohë që gjatë ditës vransirat shpërndahen e do të ketë intervale me diell. Temperaturat nga 22C e 23C të premtën, zbresin në 17C të shtunën.
Mot stabil e kryesisht me diell parashihet nga dita e diel dhe hënë, derisa përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C, mëngjesin e së dieles.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.