
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell.
Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërsa, edhe dita e diel parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.
Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.