×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për 5 ditët e ardhshme, nga kjo ditë rriten temperaturat

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:26

    Sot në mbarë vendin po mban mot me shi dhe i ftohtë.


    Por java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

    Nesër do të ketë mot mot me diell dhe vranësira të shpërndara,, ashtue dhe të martën, , kurse të mërkurën do të jetë mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

    Kurse nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale,  deri në 14 gradë Celsius, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Parashikimi i motit për pesë ditë (05 – 09 prill 2021)

    Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

    Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

    Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu.

    Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

    Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

    Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik.

    Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!