×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 7:01

    Përgjatë fundjavës e deri të martën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe më ngrohtë, derisa mëngjeset më të freskëta. Nga e mërkura ka mundësi për reshje shiu.


    Pas motit me vransira dhe të reshura gjatë ditëve të shkuara, në ditët e ardhshme kemi një periudhë të motit më të qëndrueshëm me kthjellime dhe më shumë diell dhe më të ngrohtë gjatë ditës. Orëve të mëngjesit do të jetë më freskët, e përgjatë ultësirave shkurtimisht me mundësi për mjegull ose mjegullinë.

    Nga mesi i javës së ardhshme sërish pritet përkeqësim i motit, ku priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo shkaku i motit më të qetë, herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare, e vende-vende edhe në të dobëta.

    2.10 – Kryesisht me diell. Mëngjesi më i ftohtë, nëpër ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

    3.10 – Kryesisht me diell e më ngrohtë, gjatë ditës edhe me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.

    4.10 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Në mëngjes, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.

    5.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Nëpër lugina orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.

    6.10 – Vransira dhe intervale me diell, e më vonë në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

    Temperaturat minimale zbresin në 5C ditën e shtunë, e më pas në rritje graduale deri në 11C ditën e mërkurë. Maksimalet në rritje graduale deri në 22C të dielen, e të martën edhe deri në 24C.

    Era do të fryjë nga krahu jugor e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, e ditën e mërkurë me hove deri në 10m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e më pas me tendencë të rënies nga mesi i javës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!