Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vijim, moti do të shkojë duke u përmirësuar.
Të mërkurën pritet të jetë me diell, por ftohtë, kurse të enjten pritet të rriten temperaturat, si ajo minimale ashtu edhe ajo maksimale.
“Vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli. Këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.