×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot – Nëse keni bërë plane, atëherë anuloni ato

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 7:55

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.


    Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, maksimalet ndërmjet 19-21.

    Njoftimi i plotë:

    Moti nesër, 29.08.2021Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!