×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: Turku i arrestuar në Maqedoninë e Veriut s’ka shtetësi kosovare

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 17:30

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Kosovës ka thënë se i arrestuari në Maqedoninë e Veriut, Sedat Peker, nuk ka shtetësi kosovare.


    MPB thotë se ai ka vetëm leje-qëndrimi në Kosovë nga viti 2014 dhe ka një biznes të regjistruar në emrin e tij në Prizren.

    Mediat maqedonase gjatë ditës raportuan se ai u arrestua atje për thyerje të rregullave të qëndrimit, por se u deportua në Kosovë. Po ashtu, u raportua se ai dyshohet për vepra të shumta penale.

    “Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thotë Ministria e Brendshme.

    “Mund të ju informojmë se z. Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021”.

    Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë shkurt arsyen pse u arrestua pa dhënë detaje të tjera.

    “Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e MPB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!