×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ demanton Brnabiqin: Lajmi i mediave serbe shpifje, vendimi u mor në kordinim me Haradinajn

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 11:43

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës mori vendim të enjten që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i japë leje të hyjë në shtetin e Kosovës, pas provokimeve e sjelljeve që po vijnë nga ky vend.


    Mirëpo sot befasoi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

    Ajo deklaroi se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë se vendimi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është lajm i rremë.

    Mirëpo ky lajm u demantua kategorikisht nga këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

    Ai i tha lajmi.net se kjo është një shpifje e medieve serbe, pasi vendimi i MPJ-së është në koordinim të plotë më kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    “Kjo është shpifje e medieve serbe. MPJ ka marrë vendim në koordinim të plotë me kryeministrin dhe Qeverinë”, tha Zyberaj.

    Bërnabiq dhe Haradinaj janë pjesëmarrës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan.

    Vendimi zgjoi reagime të ashpra edhe nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe zyrtarë të tjerë të politikës nga Beogradi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!