×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ konfirmon: Ministres së Serbisë nuk iu aprovua kërkesa për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 14:31

    Ministres së Punës së Serbisë, Darija Kisiq-Tepavçeviq nuk i është lejuar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.


    Këtë e konfirmuan për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovës znj. Darija Kisić Tepavčević”.

    Ndryshe, ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, mbrëmë nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

    Siç është raportuar Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!