×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD: Nuk ka viktima apo të lënduar nga Kosova në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 15:36

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga radhët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnënë Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër, vende këto që po përballen me përmbytje dhe vërshime nga të reshurat.


    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga MPJD.

    “Nga raportet e misioneve të Kosovës në këto shtete, deri sot në mesditë (e premte, ora 12:00), është kontaktuar në dy raste Ambasada e Kosovës në Berlin si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, të cilat kanë arritur të asistojnë në dy raste në identifikimin e një familjeje dhe një personi tjetër, të cilët kishin rezultuar të humbur në rajonet e prekura nga përmbytjet”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, thuhet se “Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

    “MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me pjesëtarët e mërgatës sonë, në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore”, thuhet në komunikatë.

    Tutje thuhet se, “MPJD-ja shpreh ngushëllime për humbjen e jetëve të njerëzve nga kjo katastrofë natyrore dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit me shpresën se nuk do të ketë humbje të tjera jetësh”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!