Ministria e Shëndetësisë ka marr një vendim duke shpallur kështu vatra të koronavirusit disa fshatra të Suharekës, në mesin e tyre edhe një fshat i cili nuk e ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus
Por, në ketë vendim Ministria e Shëndetësia ka bërë një gabim, sepse siç ka njoftuar, Bali Muharrema, fshati Reshan nuk ka asnjë rast me koronavirus, dhe gabimisht ka hyrë në listën e vendeve të karintinuar në Suharekë nga MSH’ja.
“Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast. Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin. Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisojë vendimin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.