×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH jep detaje për vdekjen e 8-të në Kosovë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 15:12

    Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u diagnostikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga i Istogut.


    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gruaja kishte edhe sëmundje të tjera, shkruan Reporteri.net.

    “Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë  Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19. E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, thotë MSH.

    E kjo është regjistruar si vdekja e tetë (8) e pacientëve me Covid -19 në Kosovë.

    Ndryshe, në Kosovë janë 362 persona të infektuar, 59 prej të cilëve janë shëruar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!