×
  • Lajme
  • Lajme / Vala e të nxehtit

    Kufizohet orari i punës për disa kategori, për një javë ndalohet puna gjatë ditës në ndërtimtari

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 16:49

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës për disa kategori të qytetarëve si pasojë e temperaturave të larta, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vendim thuhet se nga data 13 korrik deri më 20 korrik, lirohen nga puna gratë shtatzëna, teksa në rast të pamundësisë së lirimit nga puna, ato duhet të punojnë nga shtëpia.

    Qytetarët me sëmundje kronike në të njëjtën periudhë do punojnë me orar të shkurtuar nga 4 orë në ditë, ndërsa ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në intervalin kohor 11:00 – 17:00.

    Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta

    1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

    1. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
    2. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
    3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
    4. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.
    5. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Nga MSH thonë se ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!