×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh: Nga sot e tutje, një qytetar mund të caktojë termine për 10 persona

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 18:42

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani qytetarët mund të bëjnë deri në 10 termine për vaksina.


    Përmes një postimi në Facebook, MSH ka bërë të ditur se veç një qytetar mund të bëjë 10 termine për persona tjerë sa i përket vaksinimit, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,
    Platforma eKosova mundëson që tani NJË qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë.

    Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të aplikoni dhe caktoni termine për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatoni masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit COVID-19 është i lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!