×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH njofton: Mbi 50 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 15:15

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona kundër COVID-19.


    Nga MSH kanë thënë se gjithsej në vend janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës.

    Sipas MSH-së, procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

    Njoftimi i plotë:

    Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    ℹ️ Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.

    Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

    Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

    Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

    https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

    https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë

    #Bashkëiadalim

    #Vaksinohu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!