Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i qytetit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar deklaratat e fundit të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Gërvalla para disa viteve ka thënë se do të dërgojë në Hagë dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së, veçanërisht kundër Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
E lidhur me këtë, Muhaxheri në Kanal10 tha se ministrja e punëve të jashtme të Kosovës është një grua me dinjitet të lartë.
“Unë mendoj se Donika Gërvalla është një grua me dinjitet të lartë. Po besoj se ajo ka thënë në kontekstin e viktimave, viktimat e pafajshme meritojnë drejtësi. Ka folur në atë kuptim, s’mendoj që ajo e ka thonë që kish me shku vetëm me çu dëshmi ose diçka tjetër ndaj udhëheqësve të shtetit”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.