×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Muja bën krahasimin: Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi versioni modern i Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 23:21

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emisionin DPT te Fidani, në ATV, ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit, e Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit. Sipas tij, tre të parët janë versioni modern i treshes së dytë.

    “Aleksandar Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi janë pasqyrë e modernizume e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit. Këta janë version i ditëve të sotit”, deklaroi Muja.

    “Kosova iu ka nënshtru agresionit. Mjeti ka qenë terrorizmi. Shteti serb ka qenë këmbë e krye i involvum në sabotimin e shtetit të Kosovës. Madje këtë herë e kanë ngrit nivelin e eskalimit”.

    Sulmi terrorist, sipas Mujës, u krye me armë të marra nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, nën urdhërat e Vuçiqit dhe Vulinit.

    “Me gjithë atë arsenal të armëve që i kanë marrë nga ushtria serbe dhe xhandarmëria serbe, nën urdhëra të Vuçiqit dhe Vulinit, projekti i tyre ka qenë për të vrarë sa më shumë”.

    Ai ka thënë se Serbia dhe Rusia tentuan që ta ripërsërisin në Kosovë, skenarin e njëjtë që është implementuar në Ukrainë.

    “Këta janë duke ripërsëritë skenarin e saktë të Krimesë dhe Donbasit që e ka implementu Rusia. Edhe këta njerëzit e gjelbërt që i pamë atje i ka përdor Rusia në Krime. Këtyne iu ka mbetë vetëm edhe një nivel i lartë i eskalimit, ndërhyrja ushtarake. Në të gjitha kanë dështu, mirëpo ju mbetet edhe karta e fundit, ndërhyrja ushtarake”.

    “Duke njoftë kapacitetet e shtetit tonë, pata thonë që kushdo që hyn ka me u kthy në arkivol”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!