×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja flet për projektbuxhetin e vitit 2022: Është një nga më të mirët ndonjëherë

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 13:09

    Pika e katër e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është projektbuxheti për viti 2022.

    Për këtë projektbuxhet foli kryetari i Komisionit për Ekonomi, Armend Muja, i cili thuri lavde ,duke shtuar se është një nga projektbuxhetet më të mira që ka pasur vendi ndonjëherë.

    ”2.7 miliardë dhe është buxheti më i lartë ndonjëherë. Të hyrat buxhetore parashihen të jenë 2.3 miliardë euro dhe në terma më të thjeshte qeveria Kurti po propozon t’i mbledhë rreth 200 milionë euro nga të hyrat për dallim nga Qeveritë e kaluara”, tha ai.

    Muja tha se me këtë projektbuxhet, Drejtësia do të përfitojë plus 7 milionë euro, ndërsa Infrastruktura mbi 200 milionë.

    “Drejtësia do të përfitoj plus 7 milionë euro. Infrastruktura do t’i ketë 235 milionë euro, pastaj shëndetësia e bujqësia. Ky është një nga buxhetet më të mirë”, u shpreh Muja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!