×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Për çdo masë që i prek bizneset, do të ketë pako financiare si ndihmë

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 23:57

    Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për çdo masë kufizuese për t’u mbrojtur nga COVID-19 e që i prek bizneset, do të ketë pako financiare si ndihmë për këta të fundit.


    Muja shtoi se rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që të merren masa të reja, përfshirë kufizimin e lëvizjes.

    “Rritja e rasteve e ka bërë të domosdoshme kufizimin e lirisë së lëvizjes, për të ndalë hovin e COVID-19. Për çdo masë që i prek bizneset, do të ketë pako ndihme. Besoj që Ministria do ta përgatit planin e saj”, deklaroi ai në Interaktiv të KTV-së.

    Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim që nga data 7 prill deri më 18 prill të ketë mbyllje totale, nga ora 22:00-05:00 të mëngjesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!