×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja, VV: Zgjedhjet e 23 prillit në veri do të mbahen

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 23:37
    Armend Muja, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se sipas informatave që ka, zgjedhjet e 23 prillit në veri do të mbahen.

    Ai u bëri thirrje policisë dhe prokurorisë se në rast se ka incidente, shkelësit e ligjit të ndiqen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sipas njoftimeve të mija zgjedhjet do të mbahen. E dyta në rast se ka sfida ndaj integritetit fizik apo qytetarët dhunohen në një formë ose tjetrën i bëjë thirrje organeve të rendit nga Policia dhe Prokuroria t’i targetojnë ata si shkelës të ligjeve dhe Kushtetutës dhe të merret me ta sipas Ligjit”, ka thënë Muja në TV1.

    Muja tha se ka qenë dëshirë që në atë pjesë të ketë pluralizëm politik.

    “Dëshira jona ka qenë të ketë pluralizëm politik dhe që gjatë procesit mos të ketë sfida ndaj integriteti fizik siç ka qenë në të kaluarën edhe të kemi një shkoqitje të krimit të organizuar në veri nga subjektet që përfaqësojnë qytetarët. Këto janë tri prioritet”, ka thënë Muja.

    Sipas deputetit të VV-së, Lista Serbe ka hezituar të marrë pjesë në zgjedhje shkaku i frikës se do humbin mbështetjen e qytetarëve.

    “Ata që janë në listën e zezë të SHBA-së dhe që kanë qenë hisedar në krijimin e qeverive të Kosovës nuk mund të jenë përcaktues në shtetin e Kosovës. Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje sepse ata e kanë frikën se mund ta humbin mbështetjen e qytetarëve atje”, ka thënë Muja.

    Ai po ashtu theksoi nevojën që shteti t’ia mundësojë KQZ-së të gjitha kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat veriore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!