Po vazhdon ende seanca për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka shprehur shqetësimin që seanca po mbahet në një situatë pandemie. Këtë seancë për më tepër ajo e ka quajtur seancë të turpit, derisa ka folur për rrezikun që i kanoset secilit deputet.
“Unë sot që nëse sot ndonjë deputet infektohet mos t’ja qesin respiratorin. A po mendoni që ne jemi imun ndaj kësaj sëmundje? E kam thënë dhe po e them, në këtë situatë, kjo është seancë e turpit. Dikush po thotë që s’jemi të rrezikum? Por ai që e ka thirr le të mbanë përgjegjësi”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.