Imami i Xhamisë së fshatit Bubavec, Mulla Xhevat Kryeziu, i cili ka një jetë të tërë në shërbim të kombit, duke qenë ushtar i pajtimit të gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare, është dekoruar me dekoratën Misionar i Paqes në Botë nga Misioni Diplomatik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në New York.
Mulla Xhevat Kryeziu, ka thënë se do t’i mbetet besnik deri sa të ketë frymë misionit për pajtim të gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare.
“Ky dekorim është edhe një motiv shtesë që ti mbetem ushtar besnik misionit për pajtimin e gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare, sepse kjo është trashëgimia më e mirë që kemi, kjo është vlera më e mirë që kemi, andaj edhe angazhimi im në këtë drejtim do të jetë i pakursyer deri sa të kem shendet, e sa ta kem frymën”, ka thënë për Gazetën inFokus, Mulla Xhevat Kryeziu.
Mulla Xhevat kryeziu është ndër të parët që i është bashkuar lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, e udhëhequr nga plaku i urtë e i mençur, Anton Çeta. Veprimtaria e tij ka fillaur qysh në fillim të vitit 1990 dhe vazhdon tash e tri dekada pa u ndalur. Mulla Xhevat Kryeziu është një njeri atdhetar e i palodhur në shërbim të kombit dhe popullit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.