Riga lokale shiu pritet të kalojnë përgjatë vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë. Intervale me diell nuk mungojnë orëve të paraditës, ndërkohë që pasdite sërish priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu.
Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 28C e 31C. Frynë erë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C.
Nga fundjava mot stabil po parashihet të mbretëroj mbi vend, me më shumë kthjellime dhe diell. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 25C e 27C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 8C e 9C. Në fillim të javës vijuese, temperaturat në rritje, deri në 32C e 34C ato maksimale.
Gjatë fundjave frynë ende erë veriore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, e në fillim të javës ndryshon shkurtimisht drejtimin në jugperëndimore, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.