Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se gastronomia, sektori i ndërtimit dhe sektori i prodhimit janë sektorët ku po ndihet më së shumti mungesa e punëtorëve në Kosovë.
Rafuna se mund të vijnë punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa disa nga Turqia tha se kanë ardhur tashmë.
“Prej Bangladeshit nuk kam informacione që kanë ardhë, por prej Turqisë kam informacione prej dy-tri bizneseve se po”, tha ai.
Rafuna tha se ka informacione se Qeveria po e sheh që të sjellë masa të reja për t’iu dalë në ndihmë bizneseve.
“Jemi në pritje”, tha ai, duke treguar se ka pasur “një takim të shkëlqyeshëm” me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Pres që shumë shpejt ta takoj kryeministrin dhe presidenten e vendit”, tha ai në Frontal të T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.