Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it i dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje, ka ndihmuar në asgjësimin e sigurt të një municioni të dyshimtë shpërthyes të zbuluar në jug të Mitrovicës, më 16 maj.
“KFOR-i ka dedikuar “ekipet e EOD”, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të trajtuar mjetet e pashpërthyera dhe të gatshëm për t’u përgjigjur kur kërkohet.
KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.