Një mural me portretin e Hamëz Jasharit është realizuar në Qendrën e Stërvitjes Kolektive në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Qysh kur dielli ngroh këtë tokë, ne jemi këtu”, është fjalia që i është bashkëngjitur portretit të Hamëz Jasharit.
Këtë mural e ka realizuar piktorja nga Ferizaj, Pranvera Sylejmani dhe piktorë të rinj të qytetit.
“Në ADN-në tonë është UÇK-ja dhe gjaku i derdhur për këtë vend. Faleminderit familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që falë sakrificës së tyre ne sot frymojmë të lirë ne Shtetin tonë! Lavdi Epopesë se Lavdishme të UÇK-së! Falënderojmë shumë Komandantin Arben Krasniqi dhe gjithë stafin e tij”, ka shkruar piktorja Sylejmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.