Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë ka filluar pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se përmes këtij veprimi, do të sigurohen që t’i mbështesin ata që të aktivizohen në tregun e punës si dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë.
“Fillon pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale. Nga grupi i parë, janë 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale. Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë”, thuhet në postimin e Muratit.
Më tej, Murati ka thënë se përveç heqjes së kritereve diskriminuese, një gjë tjetër me rëndësi që po bëhet në kuadër të reformës, është edhe kërkesa për të gjithë anëtarët e aftë për punë që të regjistrohen në Agjencinë e Punës si punëkërkues.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.