×
  • Lajme
  • Lajme / I publikoi Sveçla

    Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radojiçiqin: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 20:34

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është drejtuar me një pyetje Bashkimit Evropian, pas pamjeve të kapura me dron që publikoi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku shihej se pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.

    Murati ka thënë se këto pamje e tregojnë “mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist”.

    Lidhur me këtë, Murati ka pyetur BE’në se çfarë do të bëjë për këtë çështje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    ”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në platformën “X”.

    Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Sveçla publikon pamjet e Radojiçiqit në Banjskë: Udhëhoqi grupin terrorist në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!