×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati thotë se gjatë vitit 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune vetëm në sektorin e prodhimit

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 17:26
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

    Sipas Muratit, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.

    “Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, shtoi Murati ndër të tjera.

    Tutje, ai tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme.

    Më poshtë postimi i plotë i tij:

    Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022.

    Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.

    Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:

    ✅ Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;
    ✅ Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;
    ✅ Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;
    ✅ Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;
    ✅ Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;
    ✅ Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;
    ✅ Subvencion për punësimin e grave;
    ✅ Subvencionim për punësimin e të rinjve;

    Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.
    Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme.
    Qeveria për prodhuesit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!