×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Kandidimi i Sami Lushtakut për Kryetar të Skenderajt është i pakontestueshëm

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 23:46

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kandidimi i Sami Lushtakut për Kryetar të Skenderajt është i pakontestueshëm, nga qytetarët dhe nga PDK-ja.


    Musliu gjithashtu tha se nuk e di saktësisht pse është krijuar një mjegull lidhur me kandidaturën e Lushtakut, por sipas saj, kandidimi i tij është i domosdoshëm.

    “Kandidimi i Lushtakut është i pakontestueshëm, nga qytetarët dhe PDK-ja”, është shprehur Musliu.

    “Unë vetë s’e kam të qartë pse është krijuar një mjegull për kandidaturën  e z. Lushtaku. Por, kthimi i Lushtakut si kandidat komune është i domosdoshëm”, ka thënë Musliu.

    E për Drenasin, Musliu ftoi strukturat e PDK-së në degë t’i respektojnë vendimet e hierarkisë në parti.

    “Në Drenas po ndodh debat. Këto që po diskutohen në Drenas, duhej të diskutoheshin brenda. Ka munguar gatishmëria dhe vullneti që të diskutohen brenda këto probleme. Ne e mirëpresim debatin”

    “Por, ftojmë që strukturat t’i respektojnë veprimet e organeve të PDK-së. Organet e partisë janë Këshilli i Përgjithshëm, pastaj Kryesia dhe degët. Dihet që fjalën e fundit e thotë kryesia”, thotë Musliu.

    Tutje, Musliu tha se PDK-ja do të mbajë një konventë për zgjedhje të brendshme, megjithatë nuk dha ndonjë datë as të përafërt.

    “Nuk mund të japë datë as ditë kur do të mbahet konventa e PDK-së, për shkak të punëve që kemi për zgjedhje lokale. Është e domosdoshme dhe i duhet PDK-së, është e patjetërsueshme”, shtoi Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!