×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Musliu: Në vend se sot në Kuvend të diskutojmë për hallet e qytetarëve, duhet të flasim për Radoiçiqin

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 14:12

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Milan Radoiçiq tha se në vend se në Kuvend të diskutohet për hallet e qytetarëve, duhet të diskutohet për Radoiçiqin.

    “VV e ka pru vendin dhe Kuvendin, në vend që të flasim për hallet e qytetarëve ne duhet të flasim për Rdoiçiqin në Kuvend dhe të merremi me të. Bashkimi kombëtar, dialogu zhvillimi ekonomik, arsimi, nepotizmi, klientelizmi janë vetëm disa nga temat që kjo qeveri i ka degjeneruar në tërësi. Ka bërë vetëm filma të dobët propagandistik.

    Ky mandat i qeverisë po përfundon ashtu siç ka nisur – keq. Llaskuc politik dhe pa asnjë kriter njerëz e kombëtar. Edhe 100 vite pas nëse qeverisë LVV jo vetëm të afrohet por nuk mund të barazohet asnjëherë me të arriturat e PDK-së. Dhe ky fakt e lë pa gjumë Kurtin. Ky pushtet vjedh, rrenë, shkatërron, izolon, pranon autonomi për serbët dhe dalin thonë luftë hibride. 90 përqind e tyre as nuk e dinë çka është lufta hibride”, tha Musliu.

    Në seancë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!