×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Shkarkimi i Fadil Kodrës është përndjekje politike e rajonale

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 23:23

    Deputetja nga radhët e PDK;së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodrën, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.

    Musliu e ka quajtur këtë “përndjekje politike e rajonale me mentalitet të viteve të ’90-ta.”

    “Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kane të ndalur. Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushturesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Si duket veprimtaria kombetare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshem për këtë Regjim. STOP? MASAVE TË DHUNSHME!”, ka shkruar Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!