×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi: Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, koncetrohu!

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 22:27

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvallës e cila tha se “nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”.


    Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrjes ministres Gërvalla të lexoj më shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, shkruan IndeksOnline.

    Ajo e këshilloj Gërvallën të këtë kujdes në deklaratat e saj pasi po rrezikon të ardhmen e Kosovës.

    “Donikë, aman lexo ma shumë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, koncetrohu në takime me përfaqësues të institucioneve të BE-së e me Ambasadorë. Lexo raporte për Kosovën e mos u prezanto me fjalime të praktikantëve se na shkatërrove.

    Znj. Gërvalla, nuk e di se a je e vetëdijshme se çdo gabim që bën ti, është me pasoja për të ardhmen e shtetit tonë, e ti gabime bën në çdo prononcim, shkrim e takim.

    Prap edhe në Forumin e Dubrovnikut paske marrë guxim me fol si zedhënëse e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po harron që ti e përfaqëson veç shtetin e Kosovës, edhe atë s’po din!

    Në të gjitha ato takime që i ke me përfaqësues të BE-së, a të tregojnë edhe ty, ashtu si na tregojnë neve, që Kosova i ka përmbushë të gjitha kushtet për liberalizim të vizave? A e din që institucionet e BE-së dhe raportuesit për Kosovën në po këto insitutucione e kanë konfirmuar këtë fakt?

    Kish qenë mirë me ditë që liberalizimi i vizave tashmë është vendim individual i shteteve anëtare të BE-së!”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!