×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa, Veseli dhe Haradinaj i përgjigjen ftesës së Thaçit për takim

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 16:25

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigjur ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për takim konsultativ lidhur me gjendjen politike në vend.


    Mustafa tashmë ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, aty ku do të zhvillohet takimi.

    Ftesës së Thaçit ka konfirmuar se do ti përgjigjet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.

    Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

    Takimi  mes liderëve të partive politike dhe presidentit Thaçi që pritet të nis në orën 16:30, do të mbahet për biseduar lidhur me gjendjen politike, konkretisht çështjen e mandatarit pas refuzimit që VV t’ia dërgoi emrin.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ia ka dërguar edhe letrën e pestë kreut të VV-së, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka refuzuar ta dërgojë emrin e mandatarit.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!